Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, tha se Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, pas disa javësh dhune në komunat e veriut ku jeton komuniteti serb i Kosovës.
“Me një kërkesë të koleges sime austriake Klaudia (Tanner), ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual (parlamentar) për të lehtësuar Austrinë,” u tha ai gazetarëve pas takimit me Tanner dhe homologun e tij zviceran në Bernë.