Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë. Ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi, Ramën do ta presë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndërkaq me shumë gjasë takim Rama-Kurti nuk do të ketë, ani pse kryeministri shqiptar ka thënë nga Shkupi se pret konfirmimin nga kryeministri Kurti për një takim këtë pasdite.
Ndryshe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar se sot të mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive.