Dritarja e transferimeve verore të Manchester United po zien. Edhe pse zyrtarizuan nënshkrimin me Mason Mount, ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Pengesa e vërtetë po ndodh në seksionin e largimeve.
Ka disa lojtarë të cilëve Erik ten Hag nuk i ka në planet e tij dhe i ka kërkuar klubit t’i shesë ose t’i huazojë. Ky është rasti, ndër shumë të tjera, i Harry Maguire. Kapiteni ende i djajve të kuq nuk hyn në planet e trajnerit, pasi tashmë ka Lisandro Martinez në atë rol, por mund të përdorë edhe Luke Shaw.
Harry Maguire u shpërblye me një rritje të konsiderueshme page nga sezoni i kaluar. Një rritje rroge që po vështirëson shitjen e mbrojtësit. Ai përfiton 200 mijë paund në javë, pas Marcus Rashford. Mbrojtësi anglez erdhi te Manchester United për afro 90 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2025.
Tani nuk vlen as sa gjysma, por United është i gatshëm ta shesë, por në Premier League asnjë nuk i ofron atë pagë. Nuk është vetëm Maguire që Djajtë e Kuq nuk e llogarisin për sezonin e ri, edhe Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay, Fred, Anthony Martial dhe Anthony Elanga janë në listën që klubi kërkon t’i shesë, për t’u bërë vend pastaj blerjeve të reja.