Anglia është finalistja e parë e Kampionatit Evropian U-21, pasi ka mposhtur Izraelin me rezultat 3-0.
Protagonist i sfidës ishte Cole Palmer, mesfushor sulmues i lindur në vitin 2002 i Manchester Cityt, autor i një goli dhe dy asistimeve.
Gibbs-White kishte zhbllokuar ndeshjen me golin në pjesën e parë ndërsa dy golat tjerë erdhën nga dyshja Palmer dhe Archer.
Finalisti tjetër do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Spanjës dhe Suedisë.