Është thjesht çështje orësh, por nuk ka më asnjë dyshim: Declan Rice do të vesh fanellën e Arsenal sezonin e ri. Mes palëve nuk ka më pengesa, janë në detajet e fundit për të zyrtarizuar këtë lëvizje rekord. “Topçinjtë” do të paguajnë 115 milionë euro te West Ham duke i rrëmbyer kapitenin “çekanëve”. Arsenal do ta paguaj me tre këste këtë shumë, shkruan Guardian.
Declan Rice ishte një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato vere ku për të interesoheshin edhe ekipe si Man.City dhe Bayern Munich.