Janë emëruar katër drejtor serb në Komunën e Leposaviqit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë”, ka shkruar Krasniqi.
Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic janë katër drejtorët që do të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.