Tirana i ka bërë të gjitha përgatitjet që në orën 19:00 të mirëpresin në një ceremoni të posaçme zyrtare ish-presidentin Bill Clinton.
Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Mediat në Tiranë raportojnë se në kryeqytetin shqiptar, ai do të qëndrojë pas një ftese të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama.
Shkuarja e tij në Shqipëri përkon me festën e pavarësisë së SHBA-së, që është më 4 korrik.
- Advertisement -
Përveç takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ai do të pritet edhe nga presidenti Bajram Begaj, si dhe do të ketë edhe takime të tjera.