Kampionati Evropian për kategorinë U19 fillon sot në Maltë dhe Kosova do të përfaqësohet nga 7 herë gjyqtari më i mirë i Kosovës, Genc Nuza.
Ai sonte do të jetë arbitër i 4-t në ndeshjen Maltë – Itali duke i asistuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Yigal Frid nga Izraeli.
Nuza javë më parë suksesshëm referoj si arbitri kryesorë ndeshjen Finlande – San Marino për kualifikueset e EURO 2024 si rezultat i vlerësimit të lartë që ka bërë për të shtëpia më e madhe evropiane e futbollit (UEFA).