Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > “Pse dështoi vizita e ish-Presidentit amerikan në Shqipëri 21 vite më parë”?
Lajme

“Pse dështoi vizita e ish-Presidentit amerikan në Shqipëri 21 vite më parë”?

Published 03/07/2023
Share
SHARE

Çfarë përkim i çuditeshim! Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton, një ndër miqtë më të shtrenjtë të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo në botë, ky burrë shteti që dha urdhër që forcat e NATO-s të bombardonin makinerinë luftarake serbe, e cila në vitin 1999 po vazhdonte gjenocidin e tmerrshëm mbi popullsinë e pambrojtur të Kosovës, që solli në dëbimin e forcave serbe dhe vendosjen e paqes në Kosovë, më 4 korrik viziton Shqipërinë. Pikërisht kur më 4 korrik të vitit 2004, pra plot 21 vjet më parë unë takohesha me të jo si politikan, jo si diplomat a gazetar, por si mërgimtar i thjeshtë në tregtizën “Alpha Omega”, më e madhja dhe më luksozja për stoli të çmuara në Boston.

Atë ditë hyra si zakonisht në këtë tregtizë dhe vura re se shitësit, ndryshe nga herët e tjera dukeshin disi të shqetësuar dhe po merreshin me rregullimin sa më hijshëm të saj.

U bëra kureshtar, ndaj pyeta se ç’po ndodhte. Njëri prej tyre më shpjegoi se pas pak në tregtizë do të vinte…Presidenti Klinton. Mbeta habitur se president I Amerikës në atë kohë ishte Xhorxh Bushi. Duke e marrë me mend habinë time, tjetri më tha se Klintoni për shumicën e amerikanëve quhej ende president, ndonëse pas 8 vjetësh ai ishte zëvendësuar nga Bushi i ri. Ishte kështu rasti që edhe unë të shihja nga afër këtë president kaq popullor midis amerikanëve të thjeshtë.

Ç‘është e vërteta, Klintoni që kishte ardhur në Boston për të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike e cila zhvillohej në këtë qytet me rastin e zgjedhjeve presidenciale që do të zhvilloheshin në nëntor të atij viti, u vonua disi… Ndërkohë, para sheshit të tregtizës u grumbulluan plot njerëz, për ta parë edhe ata nga afër atë që e quanin ende “president”. Dhe e duartrokitën; ata që ishin pranë tiji, kur po futej në tregtizë, i zgjatën edhe dorën, që Klintoni ua shtrëngoi me përzemërsi dhe me po aq përzemërsi u takua edhe me disa nga shitësit e tregtizës, që ndodheshin në hyrje të saj për ta pritur. Pastaj Klintoni i shoqëruar nga një burrë tjetër, që mësuam se ishte senator, vizituan dy katet e tregtizës, në banakët e së cilës ishin ekspozuar sahate dhe stoli me vlera nga 500, deri në 100 mije $. Pashë që Klintoni bleu dy stilolapsa dhe dy sahate, që së bashku kushtonin 12 mijë $. Ndërkohë që ai bisedonte me përzemërsi me disa shitës, befas vura re se senatori që shoqëronte Klintonin, mu afrua mua dhe më tha me ngrohtësi:

- Advertisement -

“Zoti menaxher, e kuptoni se kjo vizitë është ngjarje e madhe për dyqanin tuaj?!”. Mbeta kaq i befasuar që ai më kishte marrë për menaxher mua, që nuk isha gjë tjetër veçse “security guard”, me fjalë të tjera, polic me rroba civile që ruan se mos dikush rreket të kërkojë fshehurazi ndonjë orë, byzylyk, unazë, gjerdan, që kishin vlerat që përmenda më sipër.

E mora shpejt e shpejt me mend se shoqëruesi i Klintonit më kishte marrë për menaxherin e tregtizës, sepse veshja ime nuk kishte të sharë: xhaketë blu me kopsa të verdha metalike, pantallona ngjyrë gri, këpucë të zeza, këmishë të bardhë dhe kravatë blu në të kuqe. E tillë ishte uniforma. Dhe me veshje të tillë shoqëruesi i Klintonit kishte me tërë mend të më merrte për menaxher, aq më tepër pronari i tregtizës një indian babaxhan më thoshte me të qeshur: “You look very profesional”.

Fjalët e mësipërme të shoqëruesit të Klintonit, më gudulisën disa çaste, ndaj buzëqesha, por kur pashë se menaxheri “pe vërteti”, që nuk ishte larg nesh, m’i nguli sytë e culiti veshët për të dëgjuar se ç’përgjigje do të jepja unë, iu ktheva senatorit me oborrësi: “Më falni, por unë nuk jam menaxher, thjesht jam “security guard”.

Senatori vuri buzën në gaz, më rrahu shpatullat , si të më kërkonte të falur dhe u bë gati të largohej, por mbeti, kur unë mora guximin marrok dhe vazhdova: “Jam gazetar dhe shkrimtar shqiptar, a mund ta takoj zotin Klinton?”.

U pendova sa nuk bëhet për këtë dëshirë që më shkrepi në kokë, aq më shumë se anglishtja ime, ndryshe nga rusishtja dhe italishtja, ishte për t‘u qarë me lot. Dëshirova ato çaste që senatori të më thoshte: “Po ja… zoti Klinton është kështu… e ashtu.. dhe nuk ka kohë të bisedojë me ju.., një “security guard”.

- Advertisement -

Mirëpo shprehu këto që unë po bluja në mëndje, por mu përgjigj: “Patjetër, që tani”. Ndërkohë, Klintoni vazhdonte të bisedonte me menaxherin e njëmendtë, kurse unë po përsërisja me vete ato që kisha menduar t’i përcillja Klintonit. Me të dëgjuar senatorin ç’i pëshpëriti në vesh, Klintoni, duke i kërkuar falje menaxherit, u drejtua nga unë. As vetë nuk e di se si mu dha edhe mua si çdo shqiptar kudo që të ishte, se dhe unë i isha mirënjohës Klintonit dhe Amerikës për gjithçka që kishte bërë, veçanërisht për Kosovën, tashmë të lirë nga trysnia barbare e ushtrisë serbe, që kishte kryer krime të pashembullta mbi banorët e pafajshëm kosovarë. Klintoni më dëgjoi me vëmendje, më falënderoi dhe më tha se ai banonte në një “billding” së bashku me familjen e një biznesmeni nga Kosova, mik i tij, dhe, ajo që është më e rëndësishme, se atë vit do të vizitonte Shqipërinë. (Nuk mundi, sepse pas disa muajsh iu nënshtrua një operacioni në zemër).

Pas kësaj bisede, Klintoni u përshëndet me shitësit e tregtizës që më pas më përgëzuan për bisedën, veç menaxherit që më pas më largoi nga kjo punë, sepse “pa marrë lejen e tij kisha folur me një personalitet shumë të madh amerikan, por probleme që nuk më takonin mua si ‘security guard’”.

KosPress Portal 03/07/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?