Nuk janë vetëm tri klubet e mëdha turke, Galatasaray, Fenerbahçe dhe Besiktas, që e duan anësorin kosovar Milot Rashicën.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, sezonin e fundit luajti tek Galatasaray në formë huazimi nga Norwich City.
Rashica shfaqi formë të lartë tek Galatasaray, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Turqi.
Anësori kosovar dëshiron qëndrimin tek Galata, por kartonin e tij e posedon klubi anglez, Norwich City, skuadër kjo që kërkon 10 milionë euro për kosovarin.
- Advertisement -
Sipas medieve të huaja, përveç Fenerbahçes dhe Besiktasit, vushtrrias kërkohet edhe nga dy top-ligat evropiane, Premier League dhe Bundesliga gjermane, edhe pse nuk bëhen të ditur emrat e klubeve që janë të interesuara reprezentuesin e Kosovës.
Siç raportohet, e ardhmja e kosovarit do të vendoset brenda pak ditësh.