Dardan Cena ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Junior (U21) në Slovenj Gradec të Sllovenisë.
“Dardan Cena (-73 kg) sot është stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Junior (U21) në Slovenj Gradec të Sllovenisë. Cena në ndeshjen e parë mposhti me Ippon italianin, Riccardo Roma. Në xhiron e dytë ai humbi me Ippon, nga hungarezi Adam Kalasz. Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh dhe u këndell, në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Wazaari dhe Ippon, bullgarin, Victor Scerlev. Në ndeshjen e dytë ai mposhti me Ippon dhe Wazaari, çekun Jan Lisy. Cena në ndeshjen e tretë mposhti përseri me Wazaari dhe Ippon, garuesin nga Bosnja e Hercegovina Darko Topalovic”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës. “Për të bronztën ai mposhti me dy Wazaari për Ippon garuesin nga Kazakistani Emir Zakirov”.