Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Spanjën për marrjen e udhëheqjes së presidencës së Bashkimit Evropian, teksa ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe pret që të vazhdojnë përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër BE-së.
E para e shtetit e ka falënderuar Suedinë, e cila ka kryesuar në gjashtë muajt e fundit me presidencën e BE-së.
“Teksa Suedia përfundon Presidencën e Këshillit të BE-së e falënderoj kryeministrin suedez, Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë 2023-s dhe i urojmë Spanjës një presidencë të suksesshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Spanja e ka marrë sot udhëheqjen presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në fund të dhjetorit të këtij viti.
- Advertisement -
Spanja është njëra nga 5 anëtaret e BE-së e cila nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.