Portieri i Parmës, Gianluigi Buffon po mendon t`i japë fund karrierës së tij. Portieri legjendar italian do të marrë një vendim përfundimtar brenda pak ditësh.
Ai gjithashtu ka mundësi të qëndrojë në Parma ose të kalojë në një klub nga Arabia Saudite.
Sezonin e kaluar, 45-vjeçari Buffon bëri 19 paraqitje në të gjitha garat, duke pësuar 24 gola dhe duke mbajtur pesë herë portën e paprekur.
Ai u lëndua në ndeshjen e “play-off”-it të Serisë A kundër Cagliarit dhe në fund klubi i tij nuk arriti të rikthehej në elitë.
- Advertisement -
Kontrata e Buffonit me klubin nga “Ennio Tardini” është deri në vitin 2024.
Ish-lojtari i kombëtares italiane mori pjesë në pesë kampionate botërore dhe fitoi titullin e kampionit në vitin 2006. Në nivel klubesh, ai është një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, pasi ka fituar dhjetë tituj kampioni në Serie A me Juventusin dhe një titull kampioni në Francë me Paris Saint-Germain.