Kryeministri Albin Kurti ka thënë se krejt çfarë duhet të bëhet për dalje nga kriza aktuale është zbatimi në tërësi i marrëveshjes bazike në Bruksel.
Ai një koment të tillë e bëri gjatë vizitës së sotme në Prizren, kur u pyet për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare për Kosovën në të kaluarën. Tash kemi një marrëveshje bazike nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me ankesin e zbatimit. Krejt çfarë duhet të bëhet është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe për këtë ne angazhohemi në takimet që kemi në Bruksel”, ka thënë Kurti.
Në fakt, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka paraqitur propozimin e tij në fillim të kësaj jave gjatë takimit që pati në Bruksel me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Pro idesë së tij doli presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.