Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Edhe sot vazhdon Samiti i BE-së në Bruksel
Lajme

Edhe sot vazhdon Samiti i BE-së në Bruksel

Published 30/06/2023
Share
SHARE

Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Samitin e fundit nën Presidencën suedeze të Këshillit Evropian, që ka nisur të enjten në Bruksel.

Ky samit do të vazhdojë edhe të premten.

Ndër të tjera, në këtë samit liderët diskutojnë edhe për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për tensionet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po vazhdojnë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë në Bruksel, ku u mbajt Samiti i BE-së të enjten, se ai do t’i njoftojë liderët për zhvillimet në kuadër të dialogut dhe përpjekjet për t’i bindur palët që t’i zbatojnë kërkesat e BE-së.

- Advertisement -

“Do të kërkoj nga liderët mbështetje për të vazhduar presionin ndaj të dyja palëve në Kosovë dhe Serbi. Duam ta bëjmë të qartë se nëse ata nuk kontribuojnë në shtensionim, [kjo] do të ketë çmim, qoftë ekonomik ose politik”, ka thënë Borrelli.

Situata në Kosovë është përmendur edhe në takimin e liderëve të BE-së më sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në këtë takim është përshëndetur bashkëpunimi i pranisë së NATO-s dhe BE-së në Kosovë.

“Situata në Kosovë ka rëndësi për bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe NATO-s, sepse BE-ja e lehtëson dialogun, ndërkohë NATO-ja është në terren me praninë ushtarake. Është me rëndësi të shtensionohet situata dhe palët me vullnet të mirë të përfshihen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stoltenbergu në selinë e BE-së, ku është takuar me liderët e vendeve anëtare të bllokut.

Para nisjes së takimit, disa liderë evropianë përsëritën thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për t’i ulur tensionet.

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe ai i Sllovenisë Robert Gollob thanë para gazetarëve në Bruksel se sa më parë duhet të zhvillohen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Ata ftuan Serbinë që t’u bëjë thirrje të qartë serbëve në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje.

- Advertisement -

Plenkoviqi bëri të ditur se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të pasur një pasqyrë më të qartë për situatën në prag të diskutimeve në samitin e së enjtes. Ai, po ashtu, ka pasur një bisedë edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, në fundjavë.

Ndërkaq, kryeministri i Sllovenisë, Gollob, duke folur për masat ndaj Kosovës që po i vendos BE-ja, tha se “duhet pasur një qasje të balancuar ndaj të dyja palëve, sepse asnjëherë nuk është fajtore vetëm njëra palë, edhe kur duket se një gjë e tillë është e thjeshtë”.

Samiti ka filluar me urimet drejtuar Kroacisë, e cila shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në BE dhe mbetet akoma vendi më i ri anëtar i saj.

- Advertisement -

Në këtë përvjetor, sikur edhe në përvjetorin e 20-të të samitit të Selanikut, ku u dha premtimi për perspektivë evropiane të rajonit, do të përsëritet përkushtimi për integrimin e tyre në BE.

“Duke rikujtuar Deklaratën e Samitit BE – Ballkan Perëndimor të 21 qershorit 2003 dhe konkluzionet tjera të mëhershme, në veçanti ato të 23 dhe 24 qershorit 2022, Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e plotë dhe të parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve, të cilat do të miratohen në këtë takim.

Këshilli Evropian do të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, që ishte arritur në Bruksel në fund të muajit shkurt, si dhe Aneksit për të cilin palët ishin pajtuar në takimin e Ohrit.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023”, thuhet në këtë tekst, ku po ashtu shtohet se:

“Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”.

“Është esencial vazhdimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe implementimi i Aneksit është i domosdoshëm. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe“ thuhet në këtë tekst.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke folur para nisjes së takimit të liderëve në Bruksel, ka mbështetur idenë për zhvillimin e një konference në nivel të lartë, me pjesëmarrjen e shteteve të BE-së dhe SHBA-së për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

KosPress Portal 30/06/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025
Lajme

Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe

16/05/2025
Lajme

Meloni pritet në Tiranë nga Rama, gjesti i gjunjëzimit tërheq vëmendjen

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?