Manchester United është sërish i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin Frenkie de Jong.
“Djajtë e Kuq” provuan shumicën e afatit veror të kaluar për të nënshkruar me holandezin, por që lojtari refuzoi të largohet nga “Camp Nou”.
Pas arritjes së marrëveshjes me Chelsean për Mason Mount, Man United do të tentojë edhe nënshkrimin me De Jong, pasi Scott McTominay dhe Fred pritet të largohen.
De Jong insiston se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por gjendja financiare e klubit katalunas mund të ndikojë që ta detyrojnë ta shesin.
- Advertisement -
Bayern Munich gjithashtu mbetet i interesuar, por “90min” raporton se Man United nga afër po vëzhgon çdo ndryshim të mundshëm.
20 herë kampioni i Anglisë edhe është i interesuar t’i bashkohet një ‘lufte ofertash’ për ta bindur mesfushorin të aterojë në “Old Trafford”.
Edicionin e kaluar, De Jong zhvilloi 43 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe dhuruar katër asistime në proces.