Marcelo Brozovic ka vendosur. E ardhmja e tij do të jetë në Arabinë Saudite, ku do të veshë fanellën e Al-Nassr.
Ashtu siç pritej, mesfushori kroat zgjodhi të pranonte ofertën e arabëve, duke hequr dorë nga mundësia për të luajtur për Barcelonën. Brozo po përgatitet kështu të largohet nga Interi, klub i cili do të përfitojë një shumë prej 23 milionë eurosh.
30-vjeçari ka qenë prej vitesh një nga elementët më të rëndësishëm të zikaltërve, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave. Në çdo edicion, lojtari ka luajtur në kampionat më shumë se 25 ndeshje.