Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është realizuar trajnimi “Për zhvillimin e konceptit të hetimeve ne Policinë Ushtarake” ku është biseduar për metodat e zhvillimit të konceptit të hetimeve dhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në shumë fusha me interes të përbashkët për të dy policit ushtarake.
“Trajnimi është realizuar në Republikën e Shqipërisë, dhe në fund të trajnimit janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dyja vendeve dhe policive respektove”, thuhet në njoftimin e FSK-së.