Qeveria e Kosovës i është kundërpërgjigjur BE-së, për masat ndëshkuese të paralajmëruara ndaj vendit, pas situatës tensionuese në veri të vendit.
Mediat në Kosovës, shkruajnë se ekzekutivi i ka deklaruar se është e vështirë të arsyetohet se si BE-ja ndërmerr masa negative ndaj Kosovës, të cilën më parë ka qenë ajo vetë që e ka vlerësuar pozitivisht për progresin e saj.
Gjithashtu qeveria e Kosovës shprehet kritike ndaj BE, për qëndrimin e kësaj të fundit ndaj Serbisë.
Zëdhënësi i Ekzekutivit, Përparim Kryeziu e ka vlerësuar të padrejtë dhe çfarëdo mase ndaj Kosovës.
- Advertisement -
“Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian ndërmarr masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizën ligjore në përputhje me Acquis të BE-së
Kryeziu ka rikujtuar propozimin pesë pikësh të kryeministrit Albin Kurti për depërshkallëzimin e situatës, i cili sipas tij, do të ruante parimin e sundimit të ligjit dhe t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja.
“Situata u përshkallëzua atëherë kur grupe kriminale dhe formacione ilegale dhe paralele sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarë që raportonin nga terreni. Grupe këto me lidhje të drejtpërdrejta me Beogradin zyrtar dhe formacione ilegale, si e ashtuquajtura “Mbrojtje Civile”, të cilat me marrëveshje të Brukselit, nuk do të duhej të ekzistonin. E megjithatë asnjë vërejte të hapur e të prerë për Serbinë. Pavarësisht gjithçkaje ne e vlerësojmë mbështetjen dhe ndihmën e BE-së dhe me padurim e presim pyetësorin për anëtarësim”, ka thënë ai.