Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në më pak se dy vite, sapo ka përfunduar vizitën e tij të tretë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Duke I bërë një rezyme takimeve të tij në Londër, ai tha se u mirëprit ngrohtësisht nga aleatë e partnerë të Kosovës si në ekzekutivin Britanik ashtu edhe në Parlament.
Duke e nisur me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly, me të cilin tha se është në kontakt e komunikim të rregullt, sqaroi se ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit.
“Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Kurti.
Ai shpjegoi se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës së Kosovës në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
- Advertisement -

“Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkalëzim që në qendër ka sundimin e ligjit”.
- Advertisement -
Teksa shpjegoi se Kosova është me fat që në Pallatin e Westminster ka shumë miq, tha se atje u takua deputetë të Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), konservatorë, liberal-demokratë e laburistë.
“Nga Partia Laburiste, një takim të ndarë zhvillova edhe me Sekretarin në hije të Punëve të Jashtme, David Lammy dhe Ministrin në hije për Evropë, Stephen Doughty”.
- Advertisement -
E sipas tij, miq laburistë, Kosova ka edhe jashtë institucioneve, por që ishin kyç aq sa i drejtonin ato.
“Republika e Kosova dhe populli i saj i janë përherë mirënjohës ish-kryeministrit britanik Tony Blair për rolin dhe vendosshmërinë e tij për ndërhyrjen humanitare në Kosovë e cila ndali përfundimisht gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët vendas”, dekalroi Kurti një një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Në takimin miqësor që patëm e njoftova për arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, dhe institucional, duke ndarë me të bindjen që Kosova është histori e etabluar e suksesit të dyfishtë: intervenimit të NATO-s dhe i bashkëdyzimit të progresit ekonomik dhe atij demokratik”.
Krejt në fund, kryeministri u shpreh se gjatë qëndrimit në Londër, mori lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë me 14 qershor.
“13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje”.