Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dy ndeshjet e radhës në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kundër Moldavisë në Tiranë, kuqezinjtë fituan 2-0, teksa në transfertën e Ishujve Faroe tanët u imponuan 1-3. Me këto rezultate, Shqipëria mban vendin e dytë në grup, një pikë më pak se Çekia e vendit të parë.
Në ndeshjen e fundit në Ishujt Faroe, Kristjan Asllani shënoi golin e rezultatit 1-2, me mesfushorin e Interit që realizoi nga afro 25 metra. E majta e elbasanasit u ndal në trekëndëshin e portierit, duke bërë që UEFA edhe në bazë të votave në internet ta shpallë si golin më të bukur të raundit të fundit të Euro 2024.
Realizimi i Asllanit lë pas golin e Saka, Arda Guler dhe Sallai. Para Asllanit ishte Jasir Asani që me golin kundër Moldavisë fitoi çmimin e golit më të bukur një raund më parë nga votat në UEFA./m.j