Kapiteni i Senegalit, Kalidou Koulibaly, ka lënë Chelsean dhe i është bashkuar skuadrës, Al-Hilal nga Arabia Saudite.
Kjo është konfirmuar nga klubi i Premier Leagues.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Kalidou për kontributin e tij brenda dhe jashtë fushës gjatë kohës së tij në Stamford Bridge dhe t’i urojmë atij suksese në fazën tjetër të karrierës së tij”, ka thënë klubi anglez.
Koulibaly u ishte bashkuar “Bluve” vetëm vitin e kaluar nga Napoli për një vlerë monetare prej 33 milionë funte.