Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Rama me propozim të ri në Bruksel për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Lajme

Rama me propozim të ri në Bruksel për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Published 26/06/2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke reaguar për  lirimin e tre policëve të Kosovës të kidnapuar javë më parë nga Serbia, deklaroi se kthimi i tyre është një lajm i vonuar.

“Megjithatë, është lajm shumë i mirë sepse i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe i hap rrugë de-eskalimit e të dialogut”, deklaroi kryeministri shqiptar në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Rama tha se i vjen mirë mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës.

“Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyejt e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë”.

- Advertisement -

Duke treguar se sapo ka  mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohet me Presidentin e Këshillit Europian, të cilin e cilësoi si mik të çmuar të Shqipërisë dhe rajonit, Charles Michel, kryeministri Rama tha se do t’i përcjell atij shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen e tij mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse, nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë, të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

“Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste”, tha Rama, duke shtuar se “ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin”.

Kryeministri shqiptar u shpreh se ndërkohë situata në veri të Kosovës degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë “e largqoftë një ‘Donbasi’ ballkanik mu në zemër të Europës”.

Ai tha më tej se kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.

“Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare”.

- Advertisement -

Rama u shpreh se Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse sipas tij,  do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike.

“…Kjo, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës”.

KosPress Portal 26/06/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare
Lajme 18/05/2025
Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë
Lajme 18/05/2025
Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare

18/05/2025
Lajme

Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

18/05/2025
Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?