Zvicra dhe Italia do të ballafaqohen në ndeshjen e dytë të grupit D në kuadër të Kampionatit Evropian për U-21.Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00.
Në formacionin titullar të Zvicrës si gjithherë janë tre lojtarë me prejardhje shqiptare. Ardon Jashari, Amir Saipi dhe Kastriot Imeri. Ky i fundit ishte protagonist me një gol dhe një asist në fitoren e fundit të “Helvetikëve”.
Zvicra pas një ndeshje ka një fitore teksa Italia ka startuar me humbje.