Nga vërshimet e djeshme në Pejë, për pasojë kanë humbur jetën një djalë pesë vjeç dhe nëna e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, rajoni Pejë, ngajrja ka ndodhur në lagjen “Asllan qeshme”.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur, së pari është konfirmuar vdekja e djalit pesë vjeç, derisa nëna e tij konsiderohej e zhdukur, por që pas kërkimeve nga njësitet policore, rreth ores 01:20, të dates 24.06.2023, është gjetur edhe nëna pa shenja jete.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.
- Advertisement -
Ndërkohë, në lagjen “Fidanishte”, dy persona janë lënduar si pasojë e vërshimeve.
E lidhur me ngjarjen e rëndë në Pejë, ka reaguar kryetari I komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili tha se ndiehej I tronditur na kjo që ka ngjarë në Pejë.
Ai perms rrjetit social Facebook, ka shkruar se kjo situate është e rëndë, tragjike dhe e hidhur, duke shprehur ngushëllimet e solidaritetin familjes që ka pësuar humbjen e fëmijës dhe nënës së fëmijës.
“Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore.”, shkroi Muhaxheri në Facebook.