Milot Rashica është futur në ‘radarin’ e Fenerbahçes.
Sipas medieve turke, Fenerbahçe dëshiron të transferojë anësori kosovar të Galatasarayt, Milot Rashicën.
Rashica sezonin e fundit ishte pjesë e Galatës, në formë huazimi nga Norwich City.
Rashica dëshiron të qëndrojë tek Galata, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Turqi, mirëpo, siç raportohet, Galatasaray po heziton t’i investojë 11 milionë euro për kosovarin. Kartoni i lojtari është në pronësi të Norwich Cityt.
- Advertisement -
Fenerbahçe thuhet se po e monitoron situatën e Rashicës, të cilin do të provojë ta sjellë në skuadër gjatë kësaj verë.
Kujtojmë se 26-vjeçari gjatë sezonit në Superligë luajti 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri shtatë asiste.