Klubi kryeqytetas përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar lituanezin në krye të bankinës së skuadrës ‘bardhekaltër’.
Urbonas ka qenë trajner i disa klubeve të njohura lituaneze, derisa zejen e trajnerit e ka nisur tek Juventus Utena.
“Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas i është bashkuar klubit më të madh shqiptar. Urbonas karrierën e trajnerit e ka nisur tek skuadra e njohur Juventus Utena ku nën drejtimin e tij për 5 vite me radhë kanë arritur suksese të shkëlqyeshme si njëri nga ekipet më të mira pas dy gjiganteve Zalgiris dhe Lietuvas Rytas”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.