Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Tani pritet që në takim me Borrell dhe Lajçak të shkojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell së pari pret Kurtin
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell fillimisht e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin urgjent të thirrur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
- Advertisement -
Krahas kryeministrit Kurti në Bruksel ka udhëtuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin Borrell pritet të takohet pas përfundimit të takimit me kryeministrin Kurti.
Takimet e BE-së me palët pritet të nisin në orën 14:00
Zyrtarët evropian nuk kanë konfirmuar nëse do të vie deri tek takimi i përbashkët në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së vetëm konfirmoi se të dy liderët do të jenë në Bruksel, ndërkohë që “është shumë herët për të parashikuar se si do të shkojnë gjërat”. Ajo porositi se takimi i sotëm është mundësi për të dy liderët që të tregojnë gatishmëri për të de-përshkallëzuar.
Gjithashtu në komunikatën për shtyp nga Shërbimi evropian për veprim të jashtëm (EEAS) vetëm thuhet se Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak do jenë nikoqir të “një sërë takimesh për menaxhimin e krizave” me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Bruksel.
- Advertisement -
“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në komunikatë.
Takimet e para pritet të fillojnë rreth orës 14.