Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë.
Në një intervistë për të përditshmen austriake, “Der Standard”, ajo ka theksuar se Qeveria Kurti në çdo rast do ta mbrojë shtetin ligjor dhe demokracinë.
“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Ne, si Perëndimi në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë në një aleancë jo të shenjtë me përfaqësuesin e Putinit, Vuçiq. Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiqin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë sepse nuk është dakord”, ka thënë Gërvalla./21Media