‘Të bojkotohet bregdeti shqiptar’- kjo është thirrja e bërë nga anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti.
Sipas saj, “vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit”.
REAGIMI I SAJ:
“Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm”, shkruan ajo.
- Advertisement -
Pas postimit të saj, ka reaguar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha. Hoxha, me ironi ka deklaruar se bordit aktual të RTK-së i “duhet mandat i përhershëm”.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/06/IMG_7080-1024x632.jpeg)