Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të udhëtojnë drejtë pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, përshkak që siç thotë MPJD, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
“Në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Po ashtu, MPJD u thotë qytetarëve që nëse kanë hyrë tashmë në Serbi, atëherë t’i përdorin pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
“Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.