Vetëm për një suancë të ishte më i saktë Sokol Cikalleshi në dhjetëminutëshin e tretë të ndeshjes, atëherë Shqipëria do ta mbyllte pjesën e parë me avantazh kundër Moldavisë.
Por topi i hedhur nga Cikalleshi ka goditur shtyllën dhe rezultati nuk është ndryshuar nga fillimi i ndeshjes.
Ky rast i sulmuesit veteran shqiptar edhe ka qenë më i miri për të dy skuadrat gjatë dyzet e pesë minutëshit të parë në Tiranë.
Sidoqoftë mbetet edhe një pjesëlojë e plotë në dispozicion të skuadrave për ta treguar veten dhe për të synuar realizimin e objektivave të tyre.