Po mbahet ceremonia e shënimit të 80- vjetorit të lindjes së Prof. Ukshin Hotit e organizuar nga Zyra e Kryeministrit.
Ceremonia nisi me intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtarë për të vazhduar me disa video nga aktiviteti i Ukshin Hotit.
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Ukshin Hoti me angazhimet e tij, jetën dhe veprën e tij është unik dhe i papërsëritshëm.
“Ukshin Hoti ka vetëm ditëlindje dhe kurrë ditë të vdekjes” ka thënë Kurti. Ndërkaq, kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se nuk di për një tjetër intelektual të kalibrit të Ukshin Hotit, të ketë kontribuar më shumë në rrafshin politik e konceptual për vendin tonë.