Kosova nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e cila do t`i jepte një shtysë të madhe kualifikimit në Euro 2024.
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” me Rumaninë është mbyllur pa gola.
Në fakt, Kosova e ka çuar njëherë topin në rrjetë, në minutën e gjashtëdhjetë e tetë, kur Edon Zhegrova e ka shënuar një gol të bukur me kokë, duke kaluar Kosovën në epërsi dhe duke e elektrizuar stadiumin, por VAR ka gjetur se paraprakisht ka pasur pozitë jashtë loje dhe goli është anuluar. Deri te goli i realizuar kishte ardhur pas një bashkëveprimi mes Celinës dhe Zhegrovës.
Në minutat e fundit të ndeshjes ka qenë sërish Zhegrova ai i cili pasi ka kaluar disa lojtarë rumunë ia ka krijuar një mundësi të mirë Vedat Muriqit, por ai ka gjuajtur mbi portë.
Më herët, në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, ka qenë Vojvoda ai i cili ka pasur një rast, por ani se ka kaluar disa lojtarë rumunë në fund nuk është treguar konkret.
Në pjesën e parë Bersant Celina do të mund ishte autor i një goli të bukur, por portieri rumun Horatiu Moldovan ka qenë në vend. Në minutën e tridhjetë e katërt Florent Muslija ka pasur një rast tjetër të mirë, kur ka gjuajtur nga distanca po të cilin poashtu e ka ndalur portieri rumun.
Pas këtij barazimi, në grupin I që e kryeson Zvicra me nëntë pikë, Kosova ka vetëm tri pikë.
Ndeshja e ardhshme luhet gjatë javës së ardhshme me Bjellorusinë.