Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Kazakistanit.
Xhudistja kosovare e eliminoi në rrethin e tretë polaken Julia Koëalczyk për t’iu afruar kështu medaljes në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Paraprakisht, Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mire se letonezja Anastasija Sokirjanska, shkruan “Gazeta Express”.
E në gjysmëfinale, kampionia olimpike do të ketë punë me holandezen Julie Beurskens.
- Advertisement -
Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.
Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.
Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës. Gazeta Express