Pablo Bone në muajin prill publikoi një seri videosh në llogarinë e tij TikTok, në të cilat pretendonte se kishte qenë koleg pune i Georgina Rodríguez (29 vjeçe) gjatë kohës që ajo punonte në butikun “Gucci” të Madridit.
Në ato tri klipe, dhe para më shumë se 400 mijë ndjekësve, Bone ekspozoi modelen argjentinaso-spanjolle dhe e quajti atë arrogante e fodulle. “Georgina ka qenë gjithmonë e tillë. Edhe sikur të mos kishte shumë para apo të mos kishte paratë që ka tani, ajo gjithmonë kishte qasjen e arrogancës dhe epërsisë.
Donte ta godiste vetë topin, prandaj punonte në firma të ndryshme luksi. Ajo njihte shumë njerëz në jetën e natës së Madridit, lëvizte në ambiente me shumë para. Sidoqoftë, jetonte në një apartament të varfër”.
E dashura e Cristiano Ronaldos, e cila zakonisht nuk futet në këto lloj çështjesh, theu heshtjen e saj duke postuar në “story” se nuk e njihte fare Pablo Bone dhe se nuk kishin punuar kurrë bashkë. Përveç kësaj, duke parë se sa “virale” po bëheshin videot, José Sevilla, një nga kolegët e Gios në firmën italiane të lartpërmendur, ka dashur të mohojë rrënjësisht informacionin dhe ka postuar: “Po kush je ti? Nuk ke punuar kurrë në Gucci”.
- Advertisement -
Atë që dukej se ishte thjesht një konflikt në rrjetet sociale, Georgina Rodríguez e ka ngritur në një kategori tjetër. Partnerja e CR7 ka paditur ish-kolegun e saj të supozuar te ‘Gucci’. ‘EL ESPAÑOL’ ka kontaktuar me Pablo Bone për të mësuar se si po përballet me procesin gjyqësor kundër influencueses së fuqishme.
“Jam nervoz, por jam gjithashtu i sigurt, sepse kam një dëshmitar që ka punuar me ne”, – thotë Bone. Me këshillën e ekipit të tij të avokatëve, Pablo nuk mund të zbulojë shumën e parave që Georgina kërkon si kompensim për shkeljen e të drejtave të saj, por ‘tiktokeri’ pohon se Gio ka ngritur një padi civile “për shpifje, më konkretisht për shpifje ndaj saj dhe një krim kundër imazhit të tij.
“Ajo pretendon dëmshpërblim të majmë”, – tha Pablo Bone për këtë gazetë. Georgina dhe ‘tiktokeri’ janë në hapat para gjyqit, ndaj do të tentohet një akt pajtimi. Siç mundi të konfirmojë ‘EL ESPAÑOL’, Georgina nuk është e detyruar të paraqitet në seancë. Do të jetë ekipi i saj ligjor që e përfaqëson në gjykatë.