Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së kosovës, në konferencën për media ka folur për kidnapimin klasik të njësitit patrullues të Policisë së Kosovës, që ishte në detyrë në parandalimin e kontrabandimit të mallrave të ndryshme në rrugët ilegale të grupeve kriminale në Kosovë.
“Policia e Kosovës, njësia patrulluese ka qenë në detyrë që të parandalojnë rrugët ilegale dhe të grupet kriminalet kontarbandojnë për mallra të ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe armatimin në atë pjesë”, deklaroi Kelani .
Policia e Kosovës, shtoi ai, përveç dërgimin të njësiteve në terren ka njoftuar të gjithë mekanizmat në terren, edhe KFOR-in, që policët të kthehen në vend, teksa tha se ata zbatojnë ligjin në shërbim të vendit ata janë paqeruajtës dhe në shërbim të vendit të të gjithë qytetarëve pa dallim, ata janë prindër.
Kelani më tej kujtoi se një kidnapim i tillë nga forcat serbe ka ndodhur më herët, të cilët dëshirojnë ta mbajnë Kosovën të destabilizuar në veçanti në veriun e vendit, ku ishin kidnapuar 2 zyrtarë policorë më 2011
- Advertisement -
“Pra kidnapime të tilla klasike forcat serbe janë duke i përdorur në mënyrë që t’i mbrojnë kriminelët, të cilët janë të kërkuar nga PK, që janë të përfshirë në veprat t ndryshme kriminale, duke thyer rendin kushtetues të Republikë së Kosovës, e që kanë rrezikuar zyrtarët e njësiteve të KFOPR-it, por edhe zyrtarë, të cilët janë në mbrojtje ndërkombëtare, duke mos kursyer as media e as qytetarë, në mënyrë që ta mbajnë situatën nën tension e të mos iu parandalohen rrugët ilegale e përfitimet e tyre financiare”, deklaroi, mes tjerash Kelani.
Tutje Kealni shprehu brengën e Policisë së Kosovë, duke dënuar kidnapimin klasik të zyrtarëve të saj nga forcat speciale serbe të ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës, derisa siguroi qytetarët te Republikë së Kosovës, se Polica e Kosovës do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj kushtetuese e ligjore me përkushtim të lartë, që t’u ofrojë siguri të gjithë qytetarët e vendit pa dallim në të gjithë territorin e Kosovës.