Ndodhi e shëmtuar për Leo Messin, pas mbërritjes së tij në Kinë. Argjentinasi në fakt u ul me avionin e tij privat, në shoqërinë e truprojave dhe disa miqve, përfshirë Angel Di Maria, por u ndalua nga policia pas mbërritjes në aeroport.
Arsyeja? Messi mbërriti në Kinë, në kuadër të miqësores mes Argjentinës dhe Australisë, duke përdorur pasaportën spanjolle dhe jo atë argjentinase, i bindur se ajo vlente edhe në Tajvan, por edhe në Pekin.
Për këtë arsye, futbollisti u ndalua dhe u mbajt për rreth dy orë para se të merrte vizën për të lëvizur në të gjithë vendin. Ndërkohë, tifozët kinezë janë në delir për këtë mysafir të veçantë.
Ata e kanë pritur krahëhapur Lionel Messin dhe kampionen e botës, Argjentinën. Kujtojmë se kombëtarja Albiceleste fluturoi drejt Pekinit për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Australisë, e planifikuar për më 15 qershor.