“Telenovela” e Mbappe vazhdon gjatë. “L’Équipe” raportoi dje se ylli francez nuk donte ta zgjaste marrëdhënien e tij me klubin parizien deri në vitin 2025, duke aktivizuar klauzolën përkatëse, ndërsa sot, vetë futbollisti ka lëshuar një deklaratë përmes AFP për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe informacionet që kanë rrjedhur në shtyp. Siç shpjegon Mbappe, ai kurrë nuk ka dashur të rinovojë dhe këtë ia ka shpjeguar klubit qysh verën e kaluar.
Sipas tij, sapo nënshkroi kontratën e re, tashmë i njoftoi drejtuesit e PSG se nuk do ta zgjaste atë përtej datës së treguar: “Bordi i drejtorëve të PSG-së u informua më 15 korrik 2022 me vendimin tim për të mos rinovuar pas vitit 2024. Letra e dërguar kishte për qëllim vetëm të konfirmonte atë që jua kisha thënë tashmë”.
Deklarata shpjegon gjithashtu se “Kylian Mbappé dhe shoqëruesit e tij sigurojnë se ata nuk e kanë diskutuar më kurrë këtë pikë me klubin gjatë vitit, përveç 15 ditëve më parë për të njoftuar dërgimin e letrës”.
Përveç kësaj, lojtarit “i vjen keq që marrja e kësaj letre është transmetuar në media dhe se këto shkëmbime janë bërë publike me të vetmin qëllim për të dëmtuar imazhin e tij dhe zhvillimin e duhur të bisedave me klubin”.
- Advertisement -
Me këtë mesazh, futbollisti francez bën të qartë se dëshiron të marrë rrugë të reja larg “Parc des Princes”. Mbetet për t’u parë nëse do të largohet këtë verë, duke lënë kështu disa milionë në arkat e PSG-së, apo do të qëndrojë deri në përfundimin e kontratës në vitin 2024. Asokohe do të largohej falas, nëse Al Khelaifi vendos ta mbajë me kokëfortësi.
Ja deklarata e plotë e Mbappe për AFP:
“Pasi deklaroi publikisht javët e fundit se do të jetë parizien sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappé nuk kërkoi largimin e tij këtë verë, por thjesht i konfirmoi klubit se nuk po aktivizonte vitin e tij shtesë.
Menaxhmenti i klubit, përgjegjës për zgjatjen e kontratës së tij (nënshkruar më 21 maj 2022) u informua për vendimin e tij më 15 korrik 2022 dhe qëllimi i vetëm i email-it ishte të konfirmonte atë që tashmë ishte sqaruar gojarisht më parë.
Kylian Mbappé dhe shoqëruesit e tij pretendojnë se nuk e kanë diskutuar më këtë pikë me klubin gjatë vitit, përveç 15 ditëve më parë për të njoftuar dërgimin e letrës. As nuk është përmendur ndonjë zgjatje e re e mundshme.
- Advertisement -
Së fundmi, Kylian Mbappé dhe shoqëruesit e tij shprehin keqardhje që marrja e kësaj letre është transmetuar në media dhe se këto shkëmbime bëhen publike me qëllimin e vetëm për të dëmtuar imazhin e tij dhe mbarëvajtjen e bisedave me klubin”.