Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç, që drejtohet nga Ervin Bulku, prej ditësh ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Dy ndeshjet, të cilat më 14 qershor në ora 18:00 dhe më 16 qershor në ora 10:30, do të luhen në stadiumin “Kukësi Arena”. Bulku ka grumbulluar 26 futbollistë, atje ku 12 luajnë në kampionate të huaja, kurse 16 të tjerë vijnë nga kampionati shqiptar.
Maldini Kaçurri dhe Oresti Kasmollari për pritshmëritë e tyre për këto dy miqësore. Për Kaçurrin është kënaqësi ardhja në kombëtare, ndërsa premton se do të japi qind për qindëshin e tij.
“Jam shumë i kënaqur që kam marrë ftesën nga Kombëtarja U-19 për dy miqësoret me Kosovën. Do të jap maksimumin në këto dy ndeshje. Kemi nisur ndërkohë përgatitjet dhe po punojmë shumë për këto sfida, do të jemi plotësisht gati për të dhënë 100% ndaj Kosovës. Ndonëse miqësore, janë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe sigurisht që synojmë t’i fitojmë dhe më pas do të vazhdojmë punën për t’u rritur si grup”, thotë Maldini Kaçurri.
Oresti Kasmollari është shumë optimist për forcën e këtij grupi dhe premton se skuadra do të marrë rezultatet pozitive e do të përgatitet shumë mirë për kualifikueset e Europianit, që do të zhvillohen në muajin nëntor në Shqipëri
- Advertisement -
“Jam shumë i lumtur për këtë ftesën, nuk është hera e parë për mua që grumbullohem me ekipet Kombëtare të moshave. Kemi një grup shumë të mirë dhe cilësor, mendoj që do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë në këto miqësore. Atmosfera që kam gjetur këtu është shumë e mirë dhe stafi na ka pritur mirë, me trajnerin Ervin Bulku njihemi, pasi disa prej nesh kemi punuar me të te Kombëtarja U-17. Kam shumë besim te ky grup lojtarësh dhe besoj se do të marrim rezultate pozitive. Do të përgatitemi për kualifikueset e Europianit që luhen në tetor dhe jam i bindur se do të krijojmë një grup shumë të fortë. Ashtu si edhe çdo futbollist që është këtu, edhe unë synoj që në të ardhmen të arrijë një ditë të luaj me Kombëtaren A”, deklaroi Kasmollari.