Sirena ka rënë sërish në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga terreni bëhet fjalë për arrestim.
Sipas informacioneve jozyrtare të portalit KoSSev, sirena ka përcjellë arrestimin e një personi në këtë qytet.
Arrestimi dyshohet se është bërë në një parukieri në rrugën Kralja Petra, Polet.
Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës Veriore, Veton Elshani, por nuk ka qenë i qasshëm.