Kampioni i Kosovës, Ballkani ka udhëtuar në Ohër për t’i vazhduar përgatitjet për ndeshjet e garave evropiane.
Në njoftimin e lëshuar nga klubi nga Suhareka në faqen zyrtare thuhet se klubi do të qëndrojë në Ohër për t’i zhvilluar edhe disa ndeshje përgatitore me disa klube të rajonit në prag të ndeshjeve evropiane.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe do të ketë hapësirë edhe për përshtatjen e prurjeve të reja në skuadër.
“Për të qenë sa më të përgatitur në të gjitha aspektet, skuadra jonë sot ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, atje ku do t’i zhvillojë seancat stërvitore, derisa do t’i luaj edhe disa ndeshje përgatitore, me disa ekipe të rajonit. Kjo periudhë kohore do t’i shërbej trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik që të komponohet skuadra, të adaptohen prurjet e reja si dhe të mbahet në nivel të duhur stabiliteti fizik e psikologjik i secilit lojtar, në prag të ndeshjeve kualifikuese evropiane.”, thuhet në njoftimin e Ballkani.
- Advertisement -
Ndryshe, Ballkani do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve duke nisur nga faza parakualifikuese.