Rustem Hoxha është larguar nga Ballkani. Ka qenë vetë klubi suharekas që ka njoftuar se futbollisti shqiptar më nuk do të jetë pjesë e skuadrës.
“FC Ballkani njofton se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk është më pjesë e skuadrës sonë!.
Pas përfundimit të kontratës , Hoxha dhe klubi ynë kan vendosur që ta mbyllin bashkëpunimin.
Hoxha u bashkua me ekipin tonë në verën e vitit 2021 nga KF Teuta dhe pas dy sezoneve të sukseshme, aventura e tij përfundon këtu”, ka njoftuar Ballkani. “Po largohet si KAMPION. Klubi e falënderon Rustem Hoxhen për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese të mëtejshme”.