Karim Benzema jeton momentin e tij më të ëmbël. Sidomos nga fundi i prillit, kur mirëpriti fëmijën e tij të tretë, i pari i përbashkët me modelin Jordan Ozuna, me të cilin ka një marrëdhënie shumë diskrete.
Futbollisti, i cili njoftoi këtë të diel se po largohet nga Real Madridi, gjë që e zytrarizoi dje me lamtumirën nga “Bernabeu” dhe nënshkrimin me një skuadër të Arabisë Saudite për shumë miliona, ka një familje të madhe, pasi është babai i Mélia 8-vjeçare, Ibrahimit, 5 vjeç dhe foshnjës pak më shumë se një muajshe, gjinia e së cilës nuk dihet.
Pavarësisht se është shumë diskret për dashurinë dhe jetën e tij familjare, francezi ndan herë pas here foto shumë personale në rrjetet sociale ku pozon shumë i qeshur me fëmijët e tij. Megjithatë, ai ende nuk ka publikuar asnjë fotografi të anëtarit të ri të familjes në llogarinë në Instagram, ndaj pritshmëritë janë maksimale.
Melia, me Chloé de Launay – Ylli francez u bë baba për herë të parë tetë vite më parë, kur ishte në një lidhje sentimentale me Chloé de Launay, me të cilën jetoi një romancë plot ulje-ngritje, por që në fund nuk u realizua pas një pajtimi të dytë dhe të fundit.
- Advertisement -
Ibrahim, me Cora Gauthier – Ibrahimi, i dyti nga fëmijët e futbollistit, erdhi në botë pesë vite më parë me Cora Gauthier, një e re, me të cilën filloi një lidhje në vitin 2016. Të dy zgjodhën ta mbanin larg medias idilin e tyre. “Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes, në TV, është marrëzi për mua”, – pohoi ajo. Pas ndarjes, futbollisti u kthye me ish-partneren e tij.
Marrëdhënia e tij me Jordan Ozuna – Lojtari dhe Jordan Ozuna janë në një lidhje që prej verës së kaluar. Pavarësisht se si ai, ashtu edhe modelja 33-vjeçare amerikane donin që historia e tyre të mos dilte në dritë, imazhet e para së bashku datojnë nga gushti i vitit 2022. Disa muaj më vonë, ata tashmë kanë në krah fëmijën e tyre të parë së bashku. Ajo që dihet është se foshnja ka lindur në fund të muajit prill në klinikën “Ruber” në Madrid, me lindje natyrale.