Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > REUTERS: Presidentja Osmani e hapur për zgjedhje në komunat veriore
Lajme

REUTERS: Presidentja Osmani e hapur për zgjedhje në komunat veriore

Published 07/06/2023
Share
SHARE

Kosova mund të mbajë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe,  të tronditura nga protesta të dhunshme,  nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion duke i kërkuar ato, tha presidentja e Kosovës, Vjosa osmani për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në një intervistë ekskluzive në zyrën e saj, presidentja Vjosa Osmani tha se besonte se nënshkrimi i një peticioni, ishte mënyra më “demokratike” për të vazhduar me procesin e mbajtjeve të zgjedhjeve të reja.

“Në këtë mënyrë mendoj se do të siguronim pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të kishte ardhur fillimisht nga ta, pra nga qytetarët”, tha ajo.

Protestat e dhunshme që shpërthyen në katër komuna veriore, pasi Kosova vendosi kryetarë komunash shqiptarë etnikë të cilët u zgjodhën për të drejtuar ato komuna, nga zgjedhjet me një pjesëmarrje prej vetëm 3.5%.

- Advertisement -

Serbët, të cilët përbëjnë një shumicë në këtë rajon, bojkotuan zgjedhjet lokale.

Presidentja Osmani tha se largimi i kryetarëve të komunave përmes një peticioni me nënshkrime nga votuesit,  do të ishte “një lloj referendumi” i cili do të hapte rrugën për një votim të dytë që do të mbahej për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ajo tha se i gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajsh.

Megjithatë, ishte e paqartë nëse votuesit serbë lokalë do të merrnin pjesë në një peticion.

Serbët në rajonin verior të Kosovës nuk e pranojnë shpalljen e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas përfundimit të një lufte atje, dhe ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre.

Ndërsa tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po ziejnë, NATO ka përforcuar forcat e saj paqeruajtëse në veri të vendit.

- Advertisement -

Osmani tha se ajo dëshironte që ato trupa paqeruajtëse të qëndronin derisa Kosova të pranohej në NATO.

‘Mbret dramash’

Osmani tha se para se të shpallen zgjedhjet e reja, Kosovës do t’i nevojiten garancitë nga bashkësia ndërkombëtare se Beogradi nuk do të ndërhyjë.

- Advertisement -

Serbia mohon akuzat e Kosovës se ka penguar kandidatët serbë të kandidojnë për kryetarë komunash. Ajo mohon gjithashtu pretendimet se demonstruesit që u përleshën me trupat dhe policinë e NATO-s në rajonin verior të Kosovës më 29 maj, ishin dërguar nga Beogradi.

Serbia ende zyrtarisht e konsideron Kosovën si pjesë të territorit të saj. Serbët në veri të Kosovës po kërkojnë më shumë autonomi për rajonin e tyre sipas një marrëveshjeje të vitit 2013 që nuk është zbatuar.

Javën e kaluar, një ndihmës i presidentit të SHBA, Joe Biden, foli me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke e shtyrë Serbinë të tërheqë forcat e armatosura të vendosura pranë kufirit dhe duke u kërkuar protestuesve të jenë paqësorë.

Osmani u takua javën e kaluar me Vuçiqin në një takim të ndërmjetësuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në Moldavi.

Ajo e përshkroi presidentin serb si “një mbret të dramave”.

“Vuçiq në shumicën e takimeve të tij është si një mbret dramash,” tha ajo. “Kështu që ai, natyrisht, u përpoq të krijonte përsëri shumë dramë, por nuk dha ide që do të kontribuonin për paqen dhe stabilitetin në rajon.”

“Pra, atij i pëlqen të pretendojë se po bën lëshime të mëdha, se ka shumë presion mbi të, se po vuan, se është në rrezik dhe të gjitha këto. Por këto lloj zemërimesh, duhet të lihen jashtë dhomës që pas moshës katër vjeç.”

Zyra e Vuçiqit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment mbi përshkrimin e Osmanit për takimin.

KosPress Portal 07/06/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare
Lajme 18/05/2025
Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë
Lajme 18/05/2025
Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Tragjedi në Pouskë: Viktima e aksidentit është një vajzë 19 vjeçare

18/05/2025
Lajme

Trump deklaron: Do të kontaktoj Putinin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

18/05/2025
Lajme

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit

17/05/2025
Lajme

Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale

16/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?