Shkruan: Remzi Limani
Unë nuk do t’u tregoj askujt për ëndrrat e krehura, flokut tënd,
as për gjurmët e lëna udhëve të pambaruara.
Askujt s’do t’i jep xhevap për kujtimet e djegura,
as për litarin e lotëve, këputur mbi hijeshitë e tua, të papërballueshme për t’u parë.
Nuk do t’u them askujt,
sesi shtrydhej njeriu nga harresa dhe humbet në pikën e vetmisë.
Askujt s’do t’i them, kur shpërthen shkretimi i dëshirës për të të patur.