Pep Guardiola konsideron se finalja përcaktohet nga sjellja gjatë nëntëdhjetë minutëshit se sa nga historia.
City konsiderohet si favorit pas suksesit në Premier League e FA CUP, ndërsa Inter ka fituar Kupën e Italisë e poashtu ashtu Superkupën e Italisë. Dy skuadrat do të takohen të shtunën në Stamboll.
“Është një ëndërr të jesh këtu, dy vjet më parë ishim, por në një situatë tjetër,” u ka thënë Guardiola gazetarëve.
“Është një ndeshje e veçantë. Nuk ka të bëjë me historinë nëse ata janë më të mirë se ne. Ka të bëjë me atë që duhet të bësh në nëntëdhjetë minuta për të qenë më i mirë se kundërshtari. Nuk llogaritet ajo që ke bërë në fazën e grupeve, çerekfinale, sezonin e kaluar, Premier League ose FA Cup”.
- Advertisement -
Spanjolli ka thënë se nuk është e lehtë të thyesh sistemin mbrojtës të Interit.