“Shumë klube kanë shkatërruar projekte dhe ide sepse nuk kanë arritur të fitojnë Champions League, shumë klube të tjera janë bërë të mëdha vetëm sepse kanë futuar, kanë arritur rezultat këtu. Edhe pse nuk e mendoj kështu, e kuptoj dhe më të duhet ta pranoj se gjithçka kemi fituar deri më tani mund të mos ketë sens për të tjerët, do të jetë e plotësuar vetëm nëse fitojmë Champions League”. Me këto fjalë e ka nisur intervistën e tij për faqen zyrtare të UEFA-s, Pep Guardiola, duke shtuar:
“Nëse dëshirojmë të bëhemi një klub i madh duhet të fitojmë në Evropë, duhet të fitojmë Champions League, kjo është e pashmangshme. E rëndësishme është të jemi këtu. Ishim këtu edhe dy vite më parë, u rikthyem dhe do të provojmë të fitojmë. Në futboll për mua nuk ekziston fjala dështim. Të pranosh se ke dështuar do të thotë që ekipi që ke përballë nuk vlen asgjë, nuk është kështu”, theksoi Guardiola duke u ndalur te finalja e Stambollit:
“Shkojmë në Stamboll për të realizuar një ëndërr, do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë. Si trajner kam arritur 10 herë në fazën gjysmëfinale të Champions League, kam luajtur tre finale, kam fituar dy. Ky turne më ka lënë disa kujtime shumë të trishtuara që kë kanë vrarë shumë, gjithashtu edhe momente shumë të bukura që do t’i kujtojë gjithë. Kështu funksionon jeta, kështu funksionon edhe sporti”, u shpreh Guardiola për UEFA-n.