Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Kurti edhe përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit Lajçak para gazetarëve, shkurtimisht ka deklaruar se kanë pasur një bisedë të gjatë e të sinqertë me kryeministrin Kurti.
Më tej ai bëri të ditur qëllimin e vizitës këtu, siç u shpreh ai, kanë ardhur këtu për të gjetur zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë në veri të vendit.
“Kemi propozuar tri elemente: De-eskalimi, apo shtensionimi i situatës; Zgjedhjet e shpejta në veri; Rikthimi i dialogut në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve”, deklaroi Lajçak.
- Advertisement -
E emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se nuk ka parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. “SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”, tha Escobar.
Ai, tutje, theksoi se realiteti është një është një çështje mes Serbisë dhe Kosovës, por ajo që duhet ta dimë është se kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe raportit mes shumicës dhe pakicës”.
Në pyetjen se a ka dritë në fund të tunelit dhe cilat ishin detajet e bisedës së sotme Escobar shtoi: “Nuk ia vlen që të hyjmë në detaje të kësaj bisede sepse ka qenë një bisedë e gjatë, por ne kemi qenë të hapur në shkëmbim të ideve dhe koncepteve dhe ne shpresojmë se do të mund të japim lajme të mira në fund të procesit”.
“Në interesin tonë është që të kemi kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim”, deklaroi ai.
Escobar tutje vuri në pah se është mbështetës i madh të Kosovës, i pavarësisë së saj, duke shtuar se “krejt çka duam, është uniteti”.
- Advertisement -
Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve, Escobar deklaroi se “ne respektojmë autonominë e qeverisë së Kosovës dhe kushtetueshmërinë e Kosovës, por duhet të gjendet një harmoni mes grupeve etnike”
“Sulmi në ushtarët e KFOR-it është i papranueshëm”, tha në fund Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe, ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe situatës së tensionuar ditëve të fundit në veri të Kosovës.