Lajme të vrullshme vijnë nga “Camp Nou”. Mësohet se La Liga i ka dhënë “OK” planit të Barcelonës, duke hapur kësisoji rrugën e hyrjes në merkato. Ndërkohë, katalanasja “Sport” ka plasur “bombën”. S
ipas saj, babai i Leo Messit, Jorge Messi, është duke u takuar me presidentin e Barçës, Joan Laporta, për të diskutuar rikthimin e mundshëm të yllit argjentinas në klubin Blaugrana.
Siç raporton gazetari Toni Juanmartí, Jorge Messi sapo ka hyrë në shtëpinë e Laportës për të nisur një takim që mund të jetë vendimtar për rikthimin e lojtarit.
Në parim, Barça tashmë ka marrë “OK” për planin e fizibilitetit nga La Liga dhe mund t’i bëjë ofertë shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.
- Advertisement -
Jorge Messi ka udhëtuar drejt Barcelonës për të dëgjuar ofertën e presidentit blaugrana ballë për ballë. Deri më tani, klubi katalanas nuk kishte bërë asnjë ofertë për Messin derisa u bë e qartë nëse mund të nënshkruante me lojtarë apo jo për shkak të limitit të pagave.
Realiteti është se klubi do të jetë në gjendje të nënshkruajë, por duhet të shesë lojtarë për të zbatuar plotësisht këtë plan qëndrueshmërie.
Leo Messi ka një ofertë të rëndësishme nga Al Hilal i Arabisë Saudite dhe Inter Miami, ndonëse Barça po përpiqet të punojë për rikthimin e tij me një propozim që mund të jetë për një sezon, me një opsion tjetër dhe pagë afër 25 milionë euro.